Teknologjia moderne ka bërë të mundur që depilimi me laser të ofrojë rezultate të shpejta, efektive dhe afatgjata në heqjen e qimeve të padëshiruara nga trupi. Kjo metodë përdor një rreze dritë laserike për të shkatërruar rrënjën e qimeve, duke mbrojtur lëkurën përreth.
Drita e laserit vepron mbi melaninën, pigmentin e errët që ndodhet në qime. Kjo e bën depilimin me laser më të efektshëm për individët me qime të errëta, ndërsa për ata me qime të bardha, të thinjura ose të kuqe, pasi këto kanë sasi të pamjaftuëshme melanine dhë seancat mund te zgjain me shumë.
Edhe pse qimet rriten ndryshe te çdo person, varësisht nga mosha, pesha, metabolizmi, hormonet etj., ato të njeriut i kanë tri faza të rritjes:
Qimet kalojnë nëpër tri faza të rritjes, dhe laseri është më i efektshëm në fazën e parë:
Për të arritur rezultate optimale, nevojiten disa seanca.
Pse Këshillohet Depilimi me Laser?
Depilimi me laser është një zgjidhje efektive për shumicën e njerëzve. Metodat tradicionale si shkulja e qimeve ose përdorimi i waksi-t ofrojnë rezultate të përkohshme, ndërsa me depilimin me laser arrihet një mënjanimi i përhershëm i qimeve.
A Ka Dhembje Gjatë Trajtimit?
Ndjeshmëria ndaj dhembjes ose diskomfortit gjatë trajtimit ndryshon nga personi në person. Megjithatë, sistemi i ftohjes që ka laseri ndihmon në reduktimin e ndjesisë së dhembjes, duke e bërë procedurën më të rehatshme.
Çfarë Duhet Të Dinit Para Trajtimit?
Para se të nisin trajtimet me laser, është e rëndësishme të keni parasysh disa pika:
Kush Mund Ta Bëjë Trajtimin?
Depilimi me laser është i përshtatshëm për shumicën e individëve, por disa kushte mund të kufizojnë kandidaturën tuaj:
Në përfundim, depilimi me laser, veçanërisht me përdorimin e diode lazerit, është një metodë moderne dhe e besueshme për heqjen e qimeve, duke ofruar komoditet dhe rezultate të qëndrueshme.